Dy minatorë janë plagosur brenda minierës në fshatin Cerujë.
Minatorët ishin duke punuar në një thellësi rreth 500 metra kur janë aksidentuar dhe kanë marrë plagë në trup.
Pas aksidentit ata janë dërguar në spitalin e Burrelit, ndërsa raportohet se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të mirë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa tjetri është dërguar në Tiranë.
Ndërkohë që kanë nisur hetimet për kushtet në të cilat punonin dy minatorët që u plagosën. /b.d