I pëlqen të jetë kundër rrymës dhe ta shijojë jetën në plot kuptimin e fjalës, gjithmonë duke e shoqëruar çdo argëtim me alkoolin. Kështu, pasi ka pushuar në Dhërmi, Jalë e Sarandë, kur atje nuk kishte shkelur këmbë pushuesi, tani po shijon me bikini natyrën e egër midis maleve të Tropojës, Thethit dhe Rugovës, për t’u kthyer sërish në Jug në vjeshtë.
23- vjeçarja që bën bujë gjithmonë mes tregut të muzikës dhe modës, rrëfen për gazetën “Panorama” netët e verës, pikat e forta të fizikut ku meshkujt VIP i ngulin sytë në plazh, gjithçka për seksin e dashurinë, dhe fjalët e pista që përdor nga timoni deri te shtrati….
Si po e kalon këtë stinë të nxehtë, ku dhe me kë po pushon?
Momentalisht po bëj disa ditë pushimesh malore për të përballuar të nxehtin e këtyre ditëve.
Pra ke braktisur Dhërmiun apo Jalën, plazhet tendencë të momentit. Pse kështu?
Po. Siç e thashë më sipër, momentalisht po preferoj disa pushime malore, larg zhurmës dhe vapës.
Kjo do të thotë që në Bjeshkë ti pushon e veshur, apo me bikini?
Po, dal edhe me bikini, pasi lumi ta mundëson edhe këtë opsion disi. Konkretisht kam bërë një kombinim të argëtimit midis maleve të Tropojës, Thethit dhe Rugovës.
Pavarësisht dukjes si vajzë seksi, ke pohuar se je natyrë romantike. Kjo do të thotë që je arratisur me dashurinë tënde për të shijuar intimitetin larg syve kureshtarë?
Zakonisht nuk i preferoj ambientet shumë të zhurmshme, dhe të mbipopulluara. Kur të gjithë ishin në Tiranë e nuk kishte nisur ende sezoni i plazhit, unë isha e para që frekuentoja ato vende, si Dhërmi, Jalë, Sarandë. Kur të boshatisen, unë sërish do të shkoj të pushoj atje. Sa për pyetjen, në fakt momentalisht jam me familjen, në qetësinë time dhe larg syve kureshtarë.
Meqë përmende plazhet e Jugut, si të shohin pushuesit kur hyn në det për të notuar, apo kur shkon të porositësh një pije?
Eh! Për këtë në fakt duhet të pyesim ata që më shohin…
Po ti vete ndihesh në siklet, dhe pas cilës pjesë të trupit fiksohen më shumë te ty?
Gjoksi dhe vithet janë pikat e mia më të forta, pra që e ndiej kur shikimet bëhen paksa të tepruara dhe më bezdisin.
Meshkujt që të shohin janë zakonisht vetëm apo me të dashurat a gratë?
Vetëm, përgjithësisht.
Janë persona VIP apo të zakonshëm?
Sigurisht ka të thjeshtë, por edhe VIP-a mes tyre.
Po ty kush janë ata që ta rrëmbejnë vëmendjen?
Asnjë. (qesh) Sepse kur shkoj për të pushuar, dua të pushoj totalisht.
Dashuria dhe seksi sa të rëndësishme janë në jetën tënde?
Kanë rëndësinë e tyre, si seksi, edhe dashuria. Të dyja nuk bëjnë pa njëratjetrën, si dashuria pa seks, ashtu dhe seksi pa dashuri.
Ti për momentin ndihesh e përmbushur në binomin dashuri-seks?
Mjaftueshëm për t’u ndierë mirë.
Gjithsesi mund të na rendisësh marrëzitë që ti bën në stinën e nxehtë të aventurave?
Dal më shumë e zhveshur seç duhet. Udhëtimet janë më të çmendura se zakonisht dhe abuzoj pak më tepër me alkoolin.
Pija që të deh menjëherë?
Nuk dehem shpejt, por zakonisht ndodh atëherë kur përziej pijet.
Dhe çfarë bën kur pi alkool, si del nga vetja për shembull?
I jap makinës shpejt, dhe për këtë arsye më kanë hequr disa herë patentën dhe kam marrë gjoba pa fund.
Po fjalë të pista përdor me policët kur të marrin patentën, ndërkohë që je e dehur?
Në fakt në timon është i vetmi vend ku unë përdor fjalë të pista.
Pse në shtrat nuk ndodh?
Edhe ndodh.
Kur e ndien veten në ekstazë absolute?
Ekstaza ime e vetme është në periudhat kur unë jam tepër, tepër e lumtur.
E të lumtur kush apo çfarë të bën?
Kur me ecën gjithçka në perfeksion, ashtu siç dua unë.
ma.me