Një 35-vjaçar banues në Bathore, ka gjetur vdekjen, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në fshatin Domje. Viktima është B.K. 35-vjeç, ndërsa në momentin që ka rënë në kontakt me energjinë elektrike ishte duke punuar për studimin dhe matjen e nivelit të ujit.
35-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë kohës që po transportohej për në spitalin e Tiranës.
Njoftimi i policisë
Më datë 16.08.2017, në fshatin Domje, shtetasi B.K, vjeç 35, banues në Bathore, duke punuar për studimin dhe matjen e nivelit të ujit, ka patur kontakt me energjinë elektrike, ku ka gjetur vdekjen gjatë rrugës për në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
ma.me