Një shtetas kosovar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës ditën e sotme.
Në pranga ka përfunduar Ahmet Fetahi, 42 vjeç, banues në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar dokumentacionit, rezultoi se ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara.
Mësohet se i arrestuari, është dënuar nga drejtësia turke me 7 vite burg, për veprën penale të “Falsifikimit të Dokumenteve zyrtare”.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se 42- vjeçari do të ekstradohet në Turqi, aty ku është kryer edhe vepra penale për të cilën është dënuar.
Njoftimi i policisë:
Policia Kufitare ndalohen 42 vjeçari nga Kosova i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara.
Ndalimi me qëllim ekstradimin e tij në Turqi.
Gjatë ditës së sotshme, specialistët e Policisë Kufitare Morinë, ndaluan shtetasin kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:
Ahmet Fetahi, 42 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.
Ky shtetas u kap në hyrje të PKK Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem rezultoj shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar “, nga Interpol Anakara, Turqi.
Gjykata e Tribunalit të Korrektimit De GOCUK, Turqi, me vendim Nr. 2010/196 ESAS, 2010/283, të datës 17.12.2010, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale të “Falsifikim të dokumenteve zyrtare”, sipas neneve nr. 204/1, 53/1, 157/1, 53/1, të ligjit, nr. 52372, të Kodit Penal Turk.
a.ç