Një automjet ka marrë flakë në orët e para të mengjesit të datës 17, në lagjen ”Uji i Ftohtë’.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak i kryer prej tyre ka rezultuar se rreth orës 02:55 ka qënë duke u djegur mjeti tip ”Audi”, në pronësi të shtetasit A.Rr.,(pronar i një shoqërie autobuzash).
Mjeti ka qënë i parkuar, dhe është djegur në pjesën e përparme të motorrit.
Nga hetimet e policisë rezulton se mjetit i është shkaktuar zjarrvënie e qëllimshme nga persona ende të paidentifikuar.
Grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për zbulimin /identifikimin dhe kapjen e autorëve.
a.ç