Një shqiptar është arrestuar, pasi i janë sekuestruar 25 kg kanabis, 12 tableta narkotike, 175 euro si dhe 4 celularë.
Shqiptari nuk iu bind policisë duke u larguar me shpejtësi me makinë në aksin Trikalla-Larisa, ndërsa u prangos pak orë më pas.
Shqiptari i arrestuar është 27-vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet i ditur, por sqarohet se kanabisi kishte kaluar nga Shqipëria në Greqi përmes kufirit të gjelbër, i paketuar në dy çanta. /b.d