1956 – Vdiq aktori amerikan me origjinë hungareze Bela Blasko, i njohur si Bela Lugosi, interpretues i rolit të Drakulas në një seri të filmave horror. Ai u varros me një pelerinë të Drakulas.
1958 – Lindi këngëtarja amerikane dhe aktorja Madonna Louise Veronica Ciccone, e njohur si Madonna, një prej këngëtareve më popullore në fund të shekullit të 20-të.
1977 – Në Memphis (Tennessee) në moshën 42-vjeçare vdiq muzikanti amerikan Elvis Aron Presley, “Mbreti i rokut”, shumë popullor në pesëdhjetat dhe vitet gjashtëdhjetë të shekullit të 20-të. Ai ka shitur mbi 150 milion regjistrime dhe ka luajtur në njëzetë filma. (b.an)