Të paktën 312 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2 000 kanë mbetur të pastrehë për shkak të rrëshqitjeve të tokës dhe përmbytjeve nga shirrat e rrëmyer në kryeqytetin e Sierra Leones, Fritaun, sipas një bilanci paraprak që rrezikon të rritet.
Këto përmbytje që janë më të përgjakshmet në Afrikë në 20 vitet e fundit filluan dje në mbrëmje, sipas dëshmitarëve.
Qeveria e Sierra Leones, një prej më të varfërave në botë, është mbledhur urgjentisht për të përcaktuar masat që duhen marrë për t’u përballur me një prej katastrofave më të rënda në historinë e vendit. /b.d