Nga data 25 gusht deri në 10 shtator të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar duhet të drejtohen pranë pikave të licencimit të ministrisë së Arsimit për të blerë tekstet shkollore.
Pëmes urdhrit që mban datën 15 maj dhe firmën e Lindita Nikollës, urdhërohen të gjithë mësuesit, drejtoritë arsimore dhe komisionet e administrimit për të bërë përzgjedhjen e teksteve dhe shitjen e tyre sipas ligjit. Viti i Ri shkollor 2017-2018 do të nis në 11 shtator.
Nxënsit e klasave të 9-të dhe të shkollave të mesme duhet të nisin blerjen e teksteve shkollore nga data 25 gusht-deri në 10 shtator për vitin e ri shkollor 2017-2018.
Përmes këtij urdhri që mban firmën e ministres Nikolla, angazhohen të gjithë drejtoritë arsimore të bëjnë publike tekstet që do të blejnë nxënësit dhe pikat e lincensuara nga MAS për tregtimin e tyre.
Sipas urdhrit, subjektet e licencuara duhet të lejojnë të blejnë nxënësit vetëm tekstet me hologramën e MAS, të miratuar zyrtarisht, dhe të mos tentojnë të shesin asnjë lloj teksti jashtë katalogut të miratuar nga autoritet arsimore.
Komisioni i administrimit dhe mësuesit janë të vetmit që bëjnë përzgjedhjen e teksteve mësimore. Librat duhet të përzgjidhen me konsensus, e kur në komision mungon kjo dakordësi atëhere duhet të zgjidhen me votim.
Gjatë viti 2016-2017 qeveria u angazhuar për atë që e konsideroi “Reforma në Tekstet Shkollore, që nxisnit të mësojnë me tekste nga “Oxford”, “Cambridge” dhe “Pearson”. Në këtë reformë u hoqën qindra botimeve që vinin nga alterteksti, pas shqetësimeve të ngritura nga mësues e prindëri për shkak të gabimeve dhe skandaleve në përmbajtjen e tyre.
Për arsimin parauniversitar viti shkollor 2017- 2018 do të nisë në datën 11 Shtator./Oranews