Shërbimet sekrete ruse njoftuan sot arrestimin e katër anëtarëve të dyshuar të organizatës së Shtetit Islamik, të cilët po planifikonin sulme terroriste kundër qendrave tregtare dhe transportit publik në Moskë.
Katër personat e arrestuar, një shtetas rus dhe tre të tjerë nga ish-republikat e Azisë Qendrore po përgatisnin një seri sulmesh kundër ambjenteve më të frekuentuara, përfshirë transportin publik dhe qendra të mëdha tregtare në Moskë, duke përdorur kamikazë dhe pajisje të fuqishme shpërthyese”, bëri të ditur FSB në një deklaratë, duke saktësuar se ato u arrestuan në “rajonin e Moskës”.
FSB-ja pohoi arrestimin e kreut të celulës dhe të dërguarit special të Shtetit Islamik, specialist i fabrikimit të bombave dhe dy kamikazëve, por nuk saktësoi kohën e kryerjes së këtij operacioni të fshehtë.
Sipas shërbimeve sekrete, këto sulme ishin porositur nga Siria me anë të dy të dërguarve specialë të ISIS-it, të shpallur nga drejtësia në kërkim ndërkombëtar, 1: “T.M. Nazarov”, i njohur nga mediat me pseudonimin Todjiddine Nazarov, dhe “A.M. Chirindjonov”./a.m.