Sulmuesi, Carlos Bacca, nuk bën pjesë në planet e trajnerit, Vincenzo Montella, dhe nuk është përfshirë në skuadër për dy ndeshjet me Craiovan në Europa League.
Kolumbiani dëshiron rikthimin te ish klubi Sevilla, ndërsa edhe Marseille interesohet për sulmuesin.
Sipas burimeve të Sky, Bacca sot është larguar nga qendra stërvitore e Milanit dhe është shumë afër rikthimit në La Liga, por raportohet se Villarreali është skuadra më serioze për t’i siguruar shërbimet 30 vjeçarit.