Kombet e Bashkuara shprehën shqetësimin e tyre të thellë për sigurinë e rreth 50.000 sirianëve të bllokuar në kufirin sirian-jordanez, për shkak të intensifikimit të luftimeve në këtë zonë.
“OKB është shprehur mjaft e shqetësuar për sigurinë e 45.000 refugjatëve kryesisht gra dhe fëmijë, të grumbulluar në vijëkalimin në Rokbane dhe rreth 4.000 të bllokuar në atë të Hadalatit”, sipas një deklarate të publikuar sot në Amman.
Në qershorin e 2016, një sulm i marrë përsipër nga grupi xhihadist i Shtetit Islamik (ISIS) vrau shtatë ushtarë jordanezë në afërsi të vijëkalimit në Rokbane.
Disa orë pas sulmit, ushtria jordaneze dekretoi “zonë të ndaluar ushtarake” në kufirin me Sirinë dhe Irakun./a.m.