Kryqi i Kuq ka informuar se trupat e të paktën 179 personave janë sjellë në murgun qendror të kryeqytetit të Sierra Leones, Freetown, pas rrëshqitjeve të mëdha të dheut sot në mëngjes në periferi të qytetit.
Rrëshqitja e dheut në një kodër në rrethinën Regent ndodhi sot në mëngjes pas shirave të mëdha, duke i mbuluar komplet me baltë shumë shtëpi.
Reporteri i BBC-së nga vendi i ngjarjes ka thënë se shumë njerëz ndodheshin në gjumë kur ndodhi rrëshqitja e dheut. Ndërkohë, sot më herët zv.presidenti i Sierra Leones, Victor Bockarie Foh, tha se ka mundësi që qindra persona ndodhen nën rrënoja.
“Kjo fatkeqësi është aq serioze saqë edhe unë vetë ndihem i thyer,” ka thënë ai për Reuters.
Zona është rrethuar nga organet dhe personat përreth dhe në të janë duke u evakuuar, ka thënë ai./a.m.