Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, pas ndërprerjes së vazhdimit të seancës konstitutive, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në takimin konsultativ me koalicionin PAN, të thirrur nga kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci.
Ndërsa, ka theksuar se do ta shqyrtojnë kërkesën e Avdullah Hotit për një tryezë ku do të shqyrtoheshin mundësitë për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
Shefi i grupit parlamentar të koalicionit LAA, Avdullah Hoti, ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin konsultativ, siç e kanë konfirmuar edhe përfaqësues të koalicionit PAN. (b.an)