Shefi i diplomacisë dhe numri dy i Qeverisë serbe Ivica Daçiç vazhdon këmbënguljen e vet për ndarjen Kosovës. Këtë ide të veten ai e ka riaktualizuar tash pas idesë së shefit të tij, Aleksandar Vuçiç për një dialog të brendshëm ndërserb për zgjidhjen e problemit të Kosovës.
Nënkryetari i parë i Qeverisë serbe Ivica Daçiç thotë se propozimi i tij për idenë e Kosovës së ndarë në atë që është serbe dhe në atë që është shqiptare, normalizimi i marrëdhënieve, sigurimi i trashëgimisë ortodokse me krijimin e manastireve autonome sipas modelit të Atosit në Greqi, Bashkësia e komunave jugore serbe dhe kompensimi financiar, për siç ka thënë ai, uzurpimin e pasurisë, transmeton Koha.net.
“Të gjithëve u duhet zgjidhja afatgjate e konfliktit serbo- shqiptar e ajo arrihet vetëm përmes marrëveshjes së serbëve e shqiptarëve në të cilën secili do të fitonte e do të humbiste diçka. Kjo është ide e kompromisit historik”, ka thënë për gazetën e sotme “novosti” Ivica Daçiç.
Kjo nuk do të thotë se propozimi do të pranohet, por e imja është që të flas për këtë derisa kjo është ende e mundur, shtuar Daçiç.
Ai ka përkujtuar për marrëdhëniet antagoniste me shekuj ndërmjet serbëve e shqiptarëve, e sipas, tij, pasojë është ndjekja e popullit serb nga Kosova, shkëputja shqiptare e këtij territori amë të kombit dhe kulturës serbe nga shteti serb me qëllim të krijimit të Shqipërisë së madhe.
Daçiç thekson se politika shtetërore serbe nuk e ka pranuar realitetin ekzistues kosovar dhe ka vazhduar, siç ka thënë ai, me të drejtën historike, kombëtare e shtetërore duke mbështetur në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB-së që u dëshmua si “e drejtë fiktive ndërkombëtare”.
“Për shumë qeveri pas vitit 2000, ajo ka qenë vetëm fjalë që të mos bëhej asgjë, derisa prapa shpine formohej Kosova e pavarur”, thotë Daçiç.
Sipas shefit të diplomacisë serbe, sot kryesisht ekzistojnë dy koncepte: Gjithë Kosova është serbe, ose është humbur e gjitha dhe se duhet njohur pavarësinë e Kosovës. Të dy konceptet kanë pasoja negative për popullin serb. Koncepti i parë mund të realizohet vetëm me luftë,e cila në kushtet e tashme historike e gjeopolitike që më parë është e humbur, thotë Daçiç.
Koncepti dytë është fatalist sepse niset nga ajo që çdo gjë ka marrë fund.As në konceptin e parë e as në të dytin serbët nuk fitojnë, vetëm, humbasin, ka përfunduar Daçiç, përgatiti Koha. (b.an)