Një adoleshente nga Pogradeci është larguar nga banesa gjatë natës dhe nuk është kthyer më.
Sipas policisë, sot në Komisariatin e Policisë Pogradec është paraqitur shtetasi J.Sh, 48 vjeç, banues në fshatin Stropckë, i cili ka kallëzuar se më datë 11.08.2017, gjatë orëve të mbrëmjes, është larguar nga banesa e saj në fshatin Stropckë, mbesa e tij (vajza e vëllait) shtetasja J.Sh, 16 vjeçe.
Nga ana e Policisë, po punohet për gjetjen e saj, teksa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec./a.m.