1827 – Vdiq piktori, gdhendësi dhe shkrimtari anglez William Blake, poet i intuitës dhe imagjinatës. Famën letrare e mori me një koleksion të “Këngëve të përvojës” dhe “Këngët e Pafajësisë”, e si piktor është i njohur për 21 ilustrimet e tij për “Librin e Jobit” dhe ilustrimet në “Historinë e Kanterberit.”
1848-Vdiq inxhinieri dhe shpikësi anglez George Stephenson. Ai ka zhvilluar dhe përmirësuar ndërtimin e lokomotiva me avull, kurse lokomotiva e tij “Rokit”, ka tërhequr në 1825 trenin e parë për pasagjerë në botë në linjën Stockton-Darlington. Në Newcastle, në 1823 themeloi fabrikën e parë të lokomotivave.
1955-Vdiq shkrimtari gjerman Thomas Mann, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1929. Pas ardhjes së nazistëve në pushtet në Gjermani, në vitin 1933, ai emigroi në Zvicër, dhe në vitin 1939 në SHBA ( “Mali Magjik”, “Budenbrokët”, “Dr. Fausti “,”Vdekje në Venecia “). (b.an)