Ditët e fundit në media ka shpërthyer ai që po cilësohet si skandali i byzylykëve për të burgosurit që ndiqen nga shërbimi i provës. Në kundërshtim me aktet ligjore dhe marrëveshjen kontraktuale mes Ministrisë së Drejtësisë dhe kompanisë fituese të tenderit, këto pajisje nuk u depozituan në minsitri por u mbajtën nga kompania.
Kjo e fundit argumentoi se veproi në bazë të një akti nga drejtoria e Shërbimit të Provës. Kjo për faktin se vendosja e pajisjes të personat e ndaluar kryhet nga kompania.
Pas nisjes së hetimit administrativ nga minsitria, bashkimi i 3 kompanive që fituan tenderin ka depozituar në ministri 300 byzylykët ditën e enjte. Por një ditë më pas, Ministri i Drejtësisë Gazmend bardhi ka vendosur të kallëzojë penalisht kompanitë. Po ashtu mësohet se Bardhi ka kallëzuar edhe ish-Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë Juliana Hoxha e cila firmosi tenderin.
/a.m.