Nga Spartak Ngjela
Franc Kafka na ka thënë: “Duhet të shpërtheni kufijtë tuaj”.
l.Ne shqiptarët duhet të shpërthejmë kufinjtë tanë që janë kllapat e rënda që na ka vënë korrupsioni, në mënyrë që të fitojmë lirinë dhe mirëqënien tonë individuale.
Kufiri i fundit që duhet shkallmuar është korrupsioni.
Ky do të shpërthejë; dhe të gjithë ata që mendojnë ta frenojnë, do të hidhen në erë bashkë me korrupsionin.
Ashtu sikundër që e pësoi Saliu. E shihni si hesht? E kapën amerikanët me provat e destabilizimit të dhunshëm të Shqipërisë. Ky njeri donte të shpëtonte paranë që iu ka vjedhur shqiptarëve, duke krijuar një tragjedi shqiptare me ndihmë të rreth 400 oficerëve rusë të hyrë në Shqipëri, me pikësynim tezat e “revolucionit demokratik ” që Saliu dhe Lulzimi iu kërkuan shqiptarëve nga çadra e tyre vrastare.
Shpërthimi i kufijve hermetikë të korrupsionit shqiptar është një gjë e sigurt tani. Por vendosja e drejtësisë shqiptare, e cila nuk ka ekzistuar kurrë në Shqipëri, është proces. Por është një proces i cili, për nga specifikat e tij, do të mbartë me vete injektimin e optimizmit shoqëror në Shqipëri.
Vjeshta do të jetë fillimi i procesit; kurse në këtë dimër fillon goditja personale e atyre që kanë grabitur paratë e shqiptarëve.
Do t’i shihni!
ll.Koha më e bukur për një popull është momenti kur ai kupton se është duke kaluar nga skepticizmi, i cili i thotë që nuk bëhet dot gjë në atdheun e tij, në optimizmin për të kundërtën, i cili i thotë që liria dhe mirëqënia mund të vijë dhe të gëzohet realisht vetëm në atdheun e tij.
Shqiptarët të dëbuar nga atdheu i tyre për të gjetur të ardhmen, do të fillojnë të mendojnë se e vetmja e ardhshme e sigurt për ta është atdheu i tyre.
A mund ta frenojë këtë partishmëri bashkimi i të gjithë korrupsionit shtetëror shqiptarnë në një unitet të përbashkët antireformë?
Kjo është pamundësi absolute. Forca e tyre është sot një element i papërfillshëm për politikën amerikane.
Ata që nuk i janë kundërvënë deri tani kësaj politike, duhet t’i qëdrojnë kësaj rruge. Se kjo është më e mira për ta.
Politika amerikanë e ka shprehur qartë: “në i jemi zotuar shqiptarëve se do ta zhbëjmë korrupsionin në Shqipëri.”
Në fakt, kjo është garancia që shqiptarët do t’i shpërthejnë më në fund kllapat e rënda të korrupsionit 25 vjeçar; dhe vetë Shqipëria do të dalë një herë e mirë nga një kllapi ë shëmtuar.
Vjeshta po afron!