Pas dy vitesh pa zjarre të një madhësie të konsiderueshme, një seri e re zjarresh në pyje kishte prekur sot veriun dhe qendrën e Portugalisë, duke sjellë ndërhyrjen e rreth 3 000 zjarrfikësve për të luftuar flakët.
“Deri të dielën, do të kemi temperatura që arrijnë deri në 39 gradë dhe një erë të nxehtë që do të jenë shumë të favorshme për përhapjen e zjarreve”, deklaroi Patricia Gaspar, një zëdhënëse e mbrojtjes civile.
Zjarri më i madh ka rënë pranë qytetit të Abrantes, në rajonin e Santarem ku janë mobilizuar rreth 650 zjarrfikës dhe disa dhjetëra mjete ajrore.
Pas kësaj drame, Portugalia ka miratuar një reformë të pyjeve që synon të reduktojë numrin e eukaliptuseve të pranishëm në masë në territorin e saj, sepse kjo bimë është lehtësisht e ndezshme./b.d