Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, i cili ishte i kërkuar për tentativë vrasje dhe vepra të tjera penale.
Identiteti i tij nuk është bërë i ditur nga mediat greke, ndërsa theksojnë se ai është kapur në Selanik.
Ndaj shqiptarit në fjalë ka dy vendime gjyqësore. Shtypi grek shkruan se në total ai është dënuar me 15 vite burg për tentativë vrasje, vjedhje me pasoja të rënda dhe posedim e shitje droge.
Tashmë ai do të vuajë dy dënimet gjyqësore në shtetin fqinj. /b.d