Trafiku në aeroportet evropiane ka regjistruar një rritje me nëntë për qind në gjashtëmujorin e parë, e paprecedentë që prej dhjetë vitesh, duke shënuar një rimëkëmbje të ndjeshmë pas një viti 2016 të shënuar nga sulmet terroriste, njoftoi sot organizata “ACI Europe”.
“Për aeroportet evropiane, kjo është performanca më e mirë për një gjashtëmujorë të parë prej 10 vitesh”, deklaroi Olivier Jankovec, drejtori i përgjithshëm “ACI Europe”, që përfaqëson më shumë se 500 aeroporte në 45 vende evropiane.
Kjo rritje e konsiderueshme shpjegohet nga rritja e disa prej tregjeve të prekura në vitin 2016 nga sulmet terroriste (Francë, Britani e Madhe, Gjermani, Belgjikë dhe Turqi), rikthimi i kërkesës në Rusi dhe Turqi, përmirësimit të vazhduar të situatës ekonomike dhe të çmimit të naftës që ka mbetur nën 55 dollarë për fuçi, sipas ACI-së.
Pesë aeroportet më të mëdhenj evropianë kanë regjistruar një rritje të trafikut me 4,3 për qind në gjashtëmujorin e parë (kundër 1,6 për qind që ishte në vitin 2016), ku Amsterdam-Schiphol (+8,7%), Paris-Charles de Gaulle (+5,2%) dhe Francfort (+4,5%) janë në krye./b.d