Pas dasmës magjike të Orindës dhe Turit, një tjetër dasmë ka marë vëmëndjen e të gjithëve. Bëhet fjalë për dasmën e aktorit Bes Kallaku dhe këngëtaren Xhensila Myrtezaj.
Çifti do t’i thotë ‘Po’ njëri – tjetrit, në një dasmë maratonë.
Dasma e parë në 1 Shtator 2017, do të jetë shumë moderne dhe pak tradicionale, e do të jenë të ftuar shumë persona VIP, mes të cilëve politikanë, biznesmenë, sportistë, njerëz të njohur të medias e artistë.
Ndërsa dasma e dytë, do të jetë dasmë tipike tradicionale shqiptare me familjet e çiftit
Mësohet se fustani I nuses është ideuar nga stilisti kosovar, Valdrin Sahiti, të cilit Xhensila I ka besuar edhe disa nga veshjet në skenë
Ftesat e dasmës, do të jenë tepër origjinale dhe ashtu sic I pamë në dasmën e Orindës, do të jenë handmade.