Barcelona është në kërkim të zëvendësuesit të Neymarit dhe së fundmi është duke përgatitur një ofertë befasuese për Marco Asension e rivalit të përjetshëm, Real Madridit.
Diario Gol raporton se pas refuzimit të ofertave për Philippe Coutinhon dhe Ousmane Dembele, Barça ka kthyer vëmendjen kah 21-vjeçari spanjoll, i cili nuk ka gjetur vend në formacionin bazë të “Mbretërve”.
Mediumi spanjoll raporton se Barça është duke u përgatitur që të aktivizojë klauzolën e tij prej 80 milionë eurove.Barcelona është optimiste se mund të arrihet një marrëveshje pasi anësorit mund t’i ofrojnë minuta, atë që Reali nuk i ka ofruar deri më tani, përgatiti Express. (b.an)