Skënderbeu paralelisht me përgatitjet për ndeshjen me Dinamon e Zagrebit për Europa League vijon merkaton.
Pas goditjeve në shenjë me Benard Berishën dhe Liridon Latifin, Skënderbeu vijon që të rrëmbejë lojtarë nga Kosova.
Një tjetër mesfushor nga Kosova ka nënshkruar sot me Skënderbeun. Mesfushori Shend Kelmendi nga sot është zyrtarisht lojtar i Skënderbeut.
22 vjeçari ka firmosur me menaxherin e përgjithshëm Gerhard Takaj kontratën që e lidh me klubin për 3 vitet e ardhshme.
a.ç