Autoritet turke kanë lëshuar urdhër arresti ndaj 35 gazetarëve dhe punonjësve të mediave të dyshuar se kanë lidhje me Fethullah Gulen, i cili akuzohet se ka organizuar grushtin e shtetit vitin e kaluar më 15 korrik 2016.
Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu tha se ata janë akuzuar për përdorimin e një aplikacioni të koduar të mesazheve ByLock dhe autoritet turke besojnë se përdorimi i këtij aplikacioni është shenjë që je antëtar i lëvizjes Gylen.
Policia filloi operacionin kundër të dyshuarve të mëngjesin e së enjtes.
Redaktori i gazetës Birgun, Burak Ekici njoftoi në mediat sociale se ai u arrestua nga policia, e cila i ka konfiskuar telefonin celular dhe laptopin.
Deri më tani janë arrestuatr mbi 50,000 njerëz, shumica e të cilëve janë akuzuar për përfshirje në përpjekjen e grushtit të shtetit. Përveç kësaj, më shumë se 110,000 punonjës të qeverisë janë shkarkuar.
Goditja e vazhdueshme, veçanërisht kundër gazetarëve ka alarmuar aleatët perëndimorë të Turqisë dhe grupet e të drejtave të njeriut.
a.ç