Një ngjarje ka ndodhur sot në Elbasan, një burrë i cili ishte nisur me urgjencë nga Elbasani në drejtim të Tiranës, për shkak se bashkëshortja e tij ndodhej në gjendje aspak të mirë shëndetësore, e ardhur kjo si pasojë e shtatzënisë, është ndaluar nga policia.
Blutë e Elbasanit i kanë marrë patentën dhe e kanë ndaluar shoferin me preteksin e udhëtimit mbi normat e lejuara të shpejtësisë.
Ai është justifikuar se ka bashkëshorten shtatzënë dhe se mjekët në Elbasan nuk ia merrnin përsipër, ndaj është nisur me shpejtësi për në Tiranë, shkruan JOQ.
Reagimi i policëve nuk ka të bëjë aspak me atë njerëzor, duke futur ndjenjat në mes, por profesional. Në fund të fundit, po zbatojnë rregulloren dhe ligjin. Por, a duhen marrë parasysh të tilla raste emergjente?
“I morën patentën për kalim të shpejtësisë së lejuar. Ndërkohë vëllai i thotë që jam me urgjence se kam nusen duke lindur. Nuk i kthejnë përgjigje fare.
I heqin patentën. Do dalësh në komision i thanë, ndërkohë që nusja është futur në operim për të lindur se kishte probleme me pozicionimin e fëmijës, në Elbasan nuk e bënin operim”, – tregon vëllai i shoferit.
a.ç