Një grua ka hedhur në gjyq një kompani që të sugjeron takime me meshkuj, pasi i kanë zgjedhur persona të papërshatshëm.
Darlene Dagget tregoi se ka paguar 150 mijë dollarë për këtë shërbim, por arriti të takohej vetëm me burra të martuar ose të paqëndrueshëm psikologjikisht.
“Kjo nuk funksionon gjithmonë por e mira është se secili mund të reflektojë dhe të vazhdojë të kërkojë. Nëse nuk ia del, atëherë ne bëjmë më të mirën tonë që gjithcka të përfundojë sipas drejtësisë,” – tha drejtori ekzekutiv i kompanisë Kelleher.
Kjo kompani pretendon se është përgjegjëse për mijëra martesa të suksesshme gjatë historisë së saj 30-vjecare. Ndërkohë rasti i Darlene vazhdon të gjykohet nga prokuroria e Kalifornisë.
a.ç