A e dini se një shqiptaro-amerikan ka qenë pjesë e misionit të Apollo 11 në Hënë, pyet ne postimin e saj Ambasada e SHBA ne Tirane.
Wilson Kokalari u lind në Gjirokastër dhe emigroi në Shtetet e Bashkuara në moshën 1 vjeçare. Si inxhinier, Wilson Kokalari luajti një rol të rëndësishëm në misionin Apollo 11.
Ai ndihmoi në koordinimin e zbritjes së Apollo 11, por gjithashtu shkroi edhe udhëzuesin që ndihmoi astronautët e Apollo 11 të zbrisnin anijen e tyre kozmike. Fotoja tregon qendrën e komandës të NASA-s në momentin e nisjes.
a.ç