Vatra e zjarrit në Njësinë Adminstrative Ulëz të Bashkisë Mat, e aktivizuar disa ditë më parë, i është afruar një shtëpie në fshatin Trodhen.
Alarmi është dhënë nga vetë familjarët të cilët kanë deklaruar se zjarri ndodhet vetëm pak metra larg banesës së tyre.
Kryefamiljari Tanush Sefgjini është shprehur për Report TV se flakët u kanë shkaktuar dëmet e para, pasi për shkak të zjarrit kanë humbur disa gjedhë.
Mësohet gjithashtu se një i mitur ka pasur probleme me frymëmarrjen për shkak të tymit të shkaktuar nga zjarri.
Ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës duket mision i pamundur për shkak të terrenit të thyer malor, ndërsa zgjidhja shihet vetëm nga ajri. /b.d