Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka postuar në faqen e saj në Facebook në rubrikën “Fotoja e Ditës” një pullë amerikane me imazhin e flamurit shqiptar, lëshuar më 1943.Kjo foto është një tjetër tregues për miqësinë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
Marrëdhëniet me SHBA-në mbeten të rëndësisë parësore dhe strategjike për Shqipërinë. SHBA-të, janë aleati i pazëvendësueshëm i demokracisë dhe i shtetit shqiptar. (b.an)