Policia e Vlorës po heton një 44-vjeçar i cili dyshohet se ka kërcënuar një 39-vjeçare.
Hetimet kanë nisur, pas kallezimit qe ka bere ne Komisariat nje grua e cila pretendon se kur kalon prane biznesit qe ka 44 -vjeçari, kercenohet nga ai.
Njoftimi i Policise:
Më datë 06.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin L.S, vjeç 44, banues në Vlorë, pasi dyshohet se shtetasja L.S, vjeç 39, ka bërë kallëzim më datë 03.08.2017, se e ka kanosur me fjalë disa herë, kur kalon para servisit. Neni 121/a të Kodit Penal./a.m.