Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci ka thirrur për të enjten më 10 gusht, në orën 10:00 vazhdimin e seancës së ndërprerë gjatë ditës së premte.
Kuvendi i Kosovës, i ndërprerë dy herë është futur në ngërç duke bllokuar ngritjen e institucioneve të reja, pasi nuk ka arritur që të zgjedh kryetarin e ri, i cili më pas do i hapte rrugë edhe formimit të qeverisë.
Shkak i bllokimit është fakti se emri i Kadri Veselit, që është kryetar i PDK, i cili nuk pranohet për postin e kryetarit të Kuvendit.
Megjithatë Ramush Haradinaj, që është kandidat për kryeministër, por edhe vetë Veseli shprehen se i kanë votat për të zgjedhur institucionet e reja.
a.ç