Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person i cili akuzohet se ka përndjekur për një periudhë 2 javore një vajzë banuese në kryeqytet.
Sipas burimeve nga Policia, u arrestua në flagrancë shtetasi Ervis Zh., vjeç 30, banues në Tiranë.
Pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, për një periudhë 2 javore, ka përndjekur shtetasen E. K., vjeç 26, banuese në Tiranë. Ai akuzohet për veprën penale parashikuar nga Neni 121/a i Kodit Penal./a.m.