Policia ka sekuestruar armë dhe municione në afërsi të kufirit greko-shqiptar gjatë një operacioni.
Sipas medieve greke, një patrullë policie diktoi tre persona me çanta që po lëviznin në këmbë.
Pasi u pikasën nga policia, tre personat që kishin armët dhe municionet, që dyshohet se janë shqiptarë u larguan me shpejtësi duke braktisur çantat.
Policia konstatoi se në çantat e tyre kishte 3 armë automatike kallashnikov, 11 granata defensive, 33 detonatorë dhe 5 kallëpe me dinamit me peshë 1,05 kg.
Policia e Janinës vijon kërkimet për identifikimin dhe arrestimin e personave që po trafikonin armët dhe municionet nga Shqipëria në Greqi.
U sekuestruan
3 kallashnikovë
11 granata
33 detonatorët
5 kallëpe tritol
Një kuti me mekanizma qitjes dhjetë granata
1593 fishekë