Në mbrëmjen e së dielës, një grup shqiptarësh janë bllokuar në mes të rrugës për disa orë, pasi autobusi me të cilin udhëtonin drejt Greqisë është bllokuar nga policia greke pasi kishte kaluar doganën e Kakavisë.
Udhëtarët janë të shqetësuar, pasi pronari i kompanisë nuk ka marrë përsipër transportin e tyre në destinacionin e parapaguar.
Turistët i janë drejtuar redaksisë së Report Tv dhe thonë se autobusi është bllokuar për mungesë dokumentacioni, pranë qytetit të Janinës. Në autobus ndodheshin 19 shqiptarë.
Kompania: Udhëtarët u dërguan në destinacion
Kompania konfirmon që autobusi është bllokuar nga policia greke, dhe sipas tyre ka qenë goditje për shkak të konkurrencës, ndërsa mohojnë që pasagjerët janë braktisur, pasi sipas tyre është dërguar autobus tjetër për t’i dërguar në destinacion.