Me propozimin për dialog të brendshëm për Kosovën, Aleksandar Vuçiç i hodhi hije të errët historisë serbe në bërjen e së cilës ka punuar edhe vet ai, shkruan ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’ lidhur me hapin e presidentit serb. “Në Serbi këtë vit ka verë me ‘vrima’. Arsye për këtë ka dhënë presidenti Aleksandar Vuçiq i cili në mes të korrikut kërkoi dialog për Kosovën”, thotë kjo e përditshme. Sipas saj, me propozimin për dialog Vuçiq i ka bërë thirrje serbëve të kuptojnë se Kosovën e kanë humbur, transmeton lajmi.net.
Shkrimi i kësaj gazete vazhdon duke thënë se Vuçiq ka lënë hije të errët në historinë serbe në bërjen e së cilës dikur ka punuar me zell ndërsa tani ai po kërkon që të pranohet pavarësia e Kosovës e shpallur në vitin 2008 së cilës iu dha mbështetje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Siç është raportuar nga ‘Deutsche Ëelle’, gazeta shkruan se serbët nuk mendojnë më aq gjatë. Ata kanë në mendje shqetësime të tjera; vende pune, shkolla të mira për fëmijët e tyre, hapësira për banim që mund t’i paguajnë, por jo gjithmonë mitin e Kosovës dhe Serbisë.
‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’ thotë se nga druajtja e humbjes së adhuruesve në Serbi Vuçiq nuk po guxon të shprehet në termet e duhura në lidhje me çështjen e Kosovës. (b.an)