Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC) ka aprovuar kërkesën e Apple për të testuar teknologjinë “5G” afër selisë së saj në Cupertino, California.
Apple kishte aplikuar për këtë leje në maj, raporton Business Insider, transmeton Koha.net.
Kjo do të thotë se Apple tani mund të fillojë ligjërisht testimin e teknologjisë që mund të rrisë në mënyrë drastike shpejtësinë e “wirelessit”. (b.an)