Pas kërkesësë së ministrit teknik të Drejtësisë Gazmend Bardhi, ku ai shprehej se kompanitë private të kontraktuara për byzylykët elektronik që shërbejnë për të dënuarit me arrest shtëpie, duhet të dorëzonin byzylykët, kanë reaguar edhe kompanitë.
Me anë të një letre drejtuar ministrit Bardhi, ato shprehen se “ka njoftuar titullarin e autoritetit kontraktor se po vihet në rrezik vazhdimësia e kontratës për shkak të presioneve të ushtruara nga ministri për qëllime të kundraligjeshme”.
Po ashtu në këtë letër Bashkimi i Operatoreve Ekonomikë ka sqaruar ndër të tjera se “Çdo kerkesë që ka si qëllim vendosjen nen presion të bashkimit të operatoreve ekonomik, per nje punë/mall apo sherbim të marrë njëhërë në dorëzim tregon hapur vullnetin tuaj per vendosjen e ketij bashkim operatoresh nën presion për qellime korruptive dhe aspak ligjore”.
Ata shprehen se malli ësthë dorëzuar dhe paguar njëkohësisht.
Kjo është letra e drejtuar ministrit të Drejtësisë Gazmend Bardhi:
Nr. prot Datë 31.07.2017
Lenda: Kthim pergjigje kerkeses se Ministrit të Drejtesisë prot. 4716, datë 27.07.2017
Drejtuar : Ministrit te Drejtesisë
Z. Gazment BARDHI
Z. Bardhi,
Lidhur me kerkesën tuaj nr 4716, datë 27.07.2017, administruar pranë nesh me nr. Prot….., ju bejmë me dije se:
Bashkimi i operatoreve ekonomik “…” sh.p.k “…” sh.p.k dhe “…” sh.p.k ka lidhur kotraten nr 8383/10, datë 21.02.2017 “ Permiresimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike ne fushen penale”. Kjo kontratë ka nje afat 4 vjecar duke perfshire në termat e saj permiresimin, zhvillimin dhe mirembajtjen e sistemit elektronik ne fushen penale.
Brenda afateve ligjore ne perputhje të plotë me termat e kontratës, ky bashkim operatori ka realizuar dorëzimin e 300 byrzylyqeve elektronik, nje system akses kontrolli, 10 copë sistem kamera sigurie si dhe ka realizuar gjithë procesin e permirësimit dhe zhvillimit të sistemit elektronik në fushën penle.
Grupi monitorimit të kontratës objekt prokurimit, ngritur me urdhërin e titullarit të autoritetit kontrator Ministria e Drejtësisë, bazuar në nenin 77 e vijues të VKM nr. 914, datë 29.12. 2014, i ndryshuar, ka marr në dorëzim të gjithë sasinë e mallit objekt prokurimit si dhe elementet e tjerë të kontratës në përputhje me detyrimet kontratuale, të marr përsipër nga operatorët ekonomik gjatë zhvillimit të procedurës së prokurimit publik me ketë autoritet kontraktor. Sasia prej 300 byrzylykë elektronik është marrë në dorëzim nga grupi monitorimi të kontratës në sasinë dhe cilësinë e kerkuar ne termat duke u evidentuar dhe pranuar plotësisht nga ky institucion.
Pra procesi i marrjes në dorëzim është realizuar njëhere nga Ministria e Drejtësisë në përputhje të plotë me ligjin. Bashkëlidhur ju vëm në dispozicion procesverbalet përkatëse ku pasqyrohen të gjitha fazat e marrjes në dorëzim të objektit të prokurimit në përputhje të plotë me termat e kontratës , nje kopje e plotë e kësaj praktike prezumohet se ndodhet pranë institucionit tuaj ne Drejtorinë e Finances.
Ju kujtojnë se, kjo kontratë përfshinë një proces të gjatë përmisimi të mbikqyrjes elektronike si dhe mirëmbajtjes së këtij sistemi, njekohësisht bashkimi i operatorëve ekonomik në bashkëpunim me Autoritetin Kontraktor si dhe me Drejtorinë e Shërbimit të Provës realizon procesin e vendosje së byrzylykëve elektronik për cdo të dënuar nga ana e gjykatave penale në shërbim prove.
Byrzylyqet janë marrë në dorëzim nga ana e autoritetet kontraktor Ministria e Drejtesisë. Ne si operator ekonomik nuk kemi asnje akt qe keto byrzylyqe kanë kaluar në administrim tek Drejtoria e Sherbimit të Provës. Administrimi i këtyre paisjeve nga ana e bashkimit të operatorëve ekonomik është proces normal i ndegociuar me qëllim të realizimit me sukses të kontratës shumë vjecare.
Gjithë procesi konsiderohet i mbyllur në përputhje të plotë me detyrimet kontratuale dhe kërkesa juaj për dorëzimin e paisjeve të dorëzuara njehere eshtë abusive dhe në kundështim me ligjin .
Ligji nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik” i ndryshuar, neni 60 paragrafi 3 percakton se : “Pa cenuar dispozitat e këtij ligji dhe ndonjë dispozitë tjetër të zbatueshme nga autoriteti kontraktor, kontratat e prokurimit rregullohen nga dispozitat e Kodit Civil” Si dhe kreu IX I VKM nr. 914, datë 29.12. 2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” i ndryshuar, rregullojnë në mënyrë eksplicide keto mardhenie kontraktimi dhe zbatimin e kontratës duke perfshirë dhe penalitetet perkatëse në rast deshtimi të kontratës.
Sa mësipër, bashkimi i operatorëve elektronik ka permbushur këte detyrim kontratual dhe njheresh ka përfituar nga e drejta për tu paguar sipas kushteve dhe detyrimeve kontraktuale të realizuara.
Kerkesa “ Per permbushje detyrimi” i cili eshtë permbushur njehere dhe provohet me dokumentacionin perkates, është e kundraligjeshme. Cdo kerkesë që ka si qëllim vendosjen nen presion të bashkimit të operatoreve ekonomik, per nje punë/mall apo sherbim të marrë njëhërë në dorëzim tregon hapur vullnetin tuaj per vendosjen e ketij bashkim operatoresh nën presion për qellime korruptive dhe aspak ligjore.
Kujtojmë se, cdo ndryshim i procesit të realizimit të kontratës, dhe menyrës së operimit midis bashkimit të operatoreve ekonomik dhe autoritetit kontraktor duhet të negociohet në përputhje të plotë me legjislacionin e prokurimit publik, me qëllim që ti sherbeje sa me mirë realizimit të kontratës dhe procesit të monitorimit, instalimit të byrzylyqeve tek të denuarit, njeheresh pa cenuar interesat ligjor të bashkimit të operatoreve ekonomik.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.