Në pikën e sezonit turistik veror, plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit janë populluar më së shumti me pushues nga Kosova.
Këtë vit më shumë se 80% e hoteleve janë mbushur me turistë nga Kosova, pasi sipas tyre janë vendet e vetme ku ata gjejnë qetësi.
Sipas tyre, këto dy vende preferohen më shumë për shkak të disa arsyeve, ato janë cilësia e rërës dhe ujit dhe çmimet më të lira se në plazhet e tjera të Shqipërisë dhe rajonit.