Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi u kërkoi sot të gjitha palëve të përfshira që t’i jepnin fund programit të armëve bërthamore të Koresë së Veriut dhe t’i riktheheshin tryezës së negociatave.
”Edhe pse sanksionet kundër Phenianit, për testet e tij me raketa balistike, ishin të domosdoshme, ato nuk duhet të jenë propozimi i fundit (kundër Koresë së Veriut – shën. i përkth.)”, theksoi Wang.
“Propozimi ynë është që të gjitha palët e përfshira në çështjet bërthamore të rikthehen në tryezën e bisedimeve, të gjejnë zgjidhje nëpërmjet bisedimeve për të arritur deri te denuklearizimi i Gadishullit Korean”, tha Wang për gazetarët gjatë takimit të vendeve të ASEAN-it, që po zhvillohet në Manila.