Në shumicën e analizave laboratorike është e udhës që pacienti të mos hajë asgjë gjashtë deri dymbëdhjetë orë para se të japë gjak.
Vetëm një kafe e mëngjesit me sheqer para dhënies së gjakut mund të jetë shkak për rezultate “të rreme”, para së gjithash, të glukozës. Për këtë shkak, përgatitjet para dhënies së gjakut duhet marrë me seriozitet dhe duhet përmbajtur udhëzimeve të mjekut.
Për shumicën e analizave laboratorike është e dëshirueshme që pacienti të mos hajë asgjë gjashtë deri në dymbëdhjetë orë.
Darka e pasur, me ushqim të yndyrshëm mund të shtojë vlerat e triglicerideve dhe të kolesterinës në gjak: – Pacientëve u rekomandohet që para se të shkojnë për analiza të mos hanë produkte nga qumështi, vezë, ushqime të fërguara, mish apo bukë të bardhë. E njëjta gjë vlen edhe për lëngjet e pasura me vitamina.
Një ditë para analizave duhet të hahet ushqim i lehtë, për shembull, perime të ziera por vetëm duke mos e tepruar sasinë. Madje edhe nëse vetëm një kafshatë të vogël “fusim në gojë” drejtpërdrejt para dhënies së gjakut mund të rrisë vlerat e yndyrës.
Rregulla e mosmarrjes së ushqimit posaçërisht vlen për ata pacientë të cilët dëshirojnë të konstatojnë nivelin e yndyrës në gjak. Në mënyrë që t’i marrim rezultatet plotësisht të sakta të yndyrës, pacientët nuk bën të hanë asgjë 12 orë para dhënies së gjakut. Për të gjitha analizat e tjera është e udhës të mos hahet 6 ora para dhënies së gjakut.