(Update) Anëtarët e rinj të Këshillit Bashkiak të Tiranës janë betuar sot në mbledhjen e parë që pas zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit.
Po ashtu në krye të Këshillit u miratua Aldrin Dalipi me propozim të përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Nis mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës
Ka nisur mbledhja e parë e Këshillit të ri Bashkiak të Tiranës, ku do të bëhet edhe betimi i kryebashkiakut Erion Veliaj. Mbledhja drejtohet nga Njazi Kosovrasti, si anëtari më i vjetër i Këshillit të ri Bashkiak.
Në përfundim të saj do të bëhet edhe konstituimi si dhe dorëzimi i çelësit të bashkisë zotit Veliaj, pas fitore bindëse në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit.
Që në nisje të mbledhjes, Këshilli vendosi për ngritjen e Komisionit të Mandateve me 3 anëtarë, përkatësisht me nga një përfaqësues për PS, LSI dhe PD. Ky komision vlerëson ligjshmërinë e mandateve si dhe më pas harton raportin.