Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me famë botërore është bërë nostalgjike për kohët e fëmijërisë. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një foto ku dukej Bebe kur ishte vajzë e vogël.
Fotoja na ka çuditur të gjithëve, pasi Beba e vogël në foto me flokët e zeza, e veshur me pantallona të shkurtra dhe pa bluzë, mbi një biçikletë, nuk ngjan aspak me Beben që njohim sot.
Mesa duket ka qenë një vajzë çapkëne, qarkullonte me biçikletë pa bluzë, pasi edhe mbi foton e fëmijërisë Bebe shkruan “Kam qenë një vajzë e keqe”.
Sa shumë që ka ndryshuar.