Një burrë në Kukës ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë më datë 04.08.2017, se bashkëshortja e tij shtetasja L.Z., ka dhjetë muaj që është larguar së bashku me vajzën e tij shtetasen F.B., jashtë territorit të Shqipërisë pa dëshirën e tij, dhe nuk ka dijeni për vendndodhjen e tyre.
Policia ben me dije se u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasen L.Z., 40 vjeçe, pasi ka bërë kallzim shtetasi F.B., 45 vjeç, banues në Kukës.