Një automjet ka marrë flakë sot në rrugën nacionale Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Belorta. Policia njofton se ka marrë zjarr në ecje e sipër mjeti tip “Nissan”. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja, e cila po bën shuarjen e flakëve. Nuk raportohet per njerëz nuk ka. Paraprakisht dyshohet se flakët mund të jenë shkaktuar, si pasojë e një shkëndije elektrike. U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /ma.me