Tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në plazhet shqiptare me pasojë vdekjen e një pushuesi. Një 13-vjeçar në plazhin e Velipojës, Shkodër, ka humbur jetën teksa është futur për t’u larë në det. Dyshohet se i mituri ka pësuar infarkt pas kontaktit me ujin e ftohtë.
Trupi është dërguar në morgun e spitalit të Shkodrës ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për zbardhjen e rrethanave të vdekjes.
ma.me