1962 –Vdiq aktorja amerikane e filmit Marilyn Monroe, një nga yjet më të mëdha të Hollivudit dhe seksi simbol i shekullit të kaluar, që ka kryer vetëvrasje në moshën 36-vjeçare.
1844 – Ka lindur piktori rus Ilya Repin, përfaqësuesi kryesor i realizmit në artin rus. Ai pati një ndikim të madh te artistët pamore te kohës së tij, kurse realistët socialistë sovjetikë e konsideronin atë si modelin e tyre.
1850 – Lindi shkrimtari francez Guy de Maupassant, një nga autorët më të rëndësishëm të tregimit të shkurtër. Ai ka botuar rreth 300 tregime nga të cilat një numër i madh konsiderohen si kryevepra të letërsisë botërore.
1895 – Në Londër vdiq filozofi gjerman Friedrich Engels, një nga themeluesit e socializmit shkencor dhe bashkëpunëtor i afërt i Karl Marksit, me të cilin në vitin 1864 ka organizuar Shoqatën e Parë Ndërkombëtare të Punëtorëve ( “Anti-Dühring”, “Origjina e familjes , pronës private dhe shtetit “,” Ludëig Feuerbach dhe fundi i filozofisë klasike gjermane “). (b.an)