Duket se fjalët e merkatës janë të vërteta. Barcelona e sheh Paulo Dybalan si pasardhës të Neymarit. Barcelona është hedhur në sulm që sa më parë ta gjej pasardhësin e Neymarit, i cili u transferua në PSG për 222 milionë euro.
Referuar Corriere dello Sport, Barcelona i ka ofruar Juventusit shumën gjigande prej 120 milionë euro për yllin e saj, Paulo Dybala.
Gjiganti nga La Liga i ka bërë me dije kampionit të Italisë se të gjitha para do t’ia paguaj menjëherë, dhe jo me këste, siç ndodh zakonisht.
Tani mbetet të shihet nëse Juventus do të reagojë. (b.an)