Pas 8 muaj pune ekspertet pranë komisionit te reformës ne drejtësi, kane hartuar një draftstrategji për 52 faqesh se cilat janë ndërhyrjet qe duhen bere për te reformuar sistemin.
Sipas këtij dokumenti problemet kryesore që prekin sistemin tonë të drejtësisë e kanë origjinën tek kushtetuta prandaj dhe është e nevojshme ndërhyrja ne ligjin themelor te shtetit ne 5 kapituj te saj; ne pjesën e katërt qe flet për presidentin e republikës, ne pjesën e tetë per Gjykatën Kushtetuese, pjesën e nëntë per gjykata, pjesën e dhjetë qe është Prokuroria dhe pjesa e njëmbëdhjetë.
Një nga propozimet me interesante te eksperteve është ndryshimi i procedurës per zgjedhjen e prokurorit te përgjithshëm, i cili aktualisht emërohet nga presidenti me pëlqim te parlamentit. Sipas eksperteve duhet ndërhyre ne kushtetute per numrin nje te organit te akuzës. Ndryshimin e procesit të emërimit të Prokurorit të Përgjithshëm, duke i atribuar këshillit të prokurorisë të drejtën për t’i propozuar presidentit dy kandidatë të kualifikuar.
Ne lidhje me Presidentin e Republikës drafti parashikon hartimin e nje ligji te posaçëm per institucionin e kreut te shtetit, por njëherësh e heq atë nga drejtimi i KLD, institucion per te cilin jane parashikuar disa ndryshime. Ministri i Drejtësisë dhe Presidenti të mos jenë në përbërje të KLDsë. Ngushtimin e diferencës së tanishme midis numrit të anëtarëve nga radhët e gjyqësorit dhe atyre të jashtëm, ku anëtarët e gjyqësorit do të ruajnë shumicën e vendeve në KLD. Sipas eksperteve duhet pare mundësia e organizimit te KLDsë në dy dhoma, nëse prokuroria do të jetë pjesë e gjyqësorit, përkatësisht: këshilli për gjyqësorin dhe këshilli për prokurorinë, ndërkohe qe konferenca e gjyqësorit do te suprimohet.
Nen ombrellën e KLD sipas eksperteve duhet te hyje edhe Gjykata e Larte. Shqyrtimin e mundësisë për ta bërë gjlnë pjesë integrale të sistemit gjyqësor dhe rrjedhimisht shtrirjen e kompetencave të KLDsë mbi të. Per Gjykatën Kushtetuese drafti propozon zgjedhjen e anëtareve te saj me shumice te cilësuar ndryshe nga tani qe zgjidhen me 71 vota Shmangien e politizimit të procesit të emërimit dhe përbërjes së gjykatës kushtetuese përmes dispozitave që garantojnë mbështetje të gjerë të kandidaturave në kuvend, duke përfshirë dhe kontrollin e ndërsjellë të shumicës dhe pakicës parlamentare mbi procesin e votimit, me qëllim balancimin e pushtetit të shumicës parlamentar.
Ne planin e veprimit te hartuar nga ekspertet është parashikuar qe ndryshimet dërmuese përfshi ato ne Kushtetute te realizohen deri ne fund te ketij viti, ndërkohe qe amendimi i ligjeve do te vazhdoje deri ne 2016. /Vizionplus.tv/